Në Rrogozhinë Demokratët nisin votimin për kandidatët, Kreu i PD Ferdinand Saraçi voton i pari!

Demokratët e Rrogozhinës nga ora 10:00 deri në orën 18:00 votojnë për të certifikuar kanditatët për Deputet të dalë nga procesi i propozimit nga anëtarët e partisë, seleksionimi i kandidatëve në bazë të kriteteve të kryesisë, plotësimi i formularëve dhe kjo e sotmja është faza e parafundit nga ku do të ketë përcaktim përfundimtar nga kryesia e PD para se të hartohet lista përfundimtare.
I pari që ka votuar është edhe Kryetari i PD Ferdinand Saraçi i cili pas votimit ka publikuar edhe disa foto me mbishkrimin “Jemi gati, për procesin më demokratik që ka njohur Shqipëria. ✌️✌️
Ja kush janë Kandidatët e PD për Deputet në Rrogozhinë!
Dega RROGOZHINE
1. AGRON KAJA 2. EQEREM DELIU 3. SHKELQIM KALEMI 4. SOKOL GOSA 5. TOMOR BALLABANI 6. VLADIMIR MANUSHI