“Në Europë ose në gropë”, Spiropali i përgjigjet Metës: Më 25 prill, Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Spiropali pohoi se më 25 prill Shqipëria do të jetë e lirë, ndërsa shakaxhinjtë e integrimit do të jenë në muzeun e tranzicionit.

“Më 25 Prill Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit.”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë se presidenti Meta tha pak më herët se në 25 prilli është referendum me dy porta alternativash; Shqipëria në Europë ose në Gropë.

“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë! ”, shkruante Meta./Bw