Ndryshimet në PS, Klosi mbetet sekretar i Përgjithshëm, Etjen Xhafaj sekretar dixhital, Poste për Evis Kushin dhe Adrian Çelën

Partia Socialiste zgjodhi sekretariatin e saj. Deputeti i PS për Kavajë dhe Rrogozhinë Etjen Xhafaj do të mbajë postin e sekretarit dixhital dhe të rinisë.

Rama njoftoi edhe ndryshime në Partinë Socialiste:

Sekretar organizativ -Adrian Çela

Sekretar i Burimeve Njerëzore – Eduard Ndreca

Sekretare e Gruas – Evis Kushi

Sekretar Digjital dhe i Rinisë – Etjen Xhafa

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë – Romina Kuko

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore – Eridian Salianji

Sekretare e Programit – Milva Ekonomi.