Një sipërmarrës italian ka denoncuar vjedhjen e automjetit. Sipërmarrësi ka treguar se automjeti ka qenë i parkuar poshtë banesës së tij.
Ai ka kallëzuar në komisariatin e policisë se automjeti tip ‘Mercedes Benz’ ka qenë i parkuar dhe kishte vetëm pak kohë që ishte vendosur nga pronari i tij. Sipërmarrësi italian, ka treguar gjithashtu për gazetarin Enrik Mehmeti se lloji i automjetit tip ‘Mercedes Benz C -Class’ është me çelës me çip, ç’ka do të thotë që nuk hapet lehtësisht.
E vetmja mënyrë për tu hapur është nëpërmjet kopjimit të çelësit.
Sipas biznesmenit italian Andrea Oliviero, i vetmi dyshim që ai ka pasi është i vetmi vend ku ka lëshuar çelësin është një lavazho në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kërkuar automjetin në pikat e shkrirjes së makinave.
Dyshohet se automjeti është shkrirë për pjesë ose mund të përdoret në ngjarje kriminale.
Intervista:
Makinën e kam parkuar si çdo mbrëmje, poshtë pallatit ku jetoj në Vlorë prej 7 muajsh.Vjedhja ka ndodhur të martën në datën 15 poshtë banesës, të mërkurën në 16 mars kam zbritur dhe nuk e kam gjetur.
Pyetje: Çfarë lloji makine është ?
Përgjigje: Është një Mercedes C 200 naftë
Pyetje: Ku dyshoni?
Përgjigje: Un dyshoj por nuk kam siguri është ku e çoj për të lrë dhe mendoj se kanë duplikuar çelsin dhe e kanë marrë
Pyetje: Ju me çfarë merreni këtu ?
Përgjigje: Unë jam një sipërmarrës ,menaxher. Kam hapur dyqan te tre racat por merrem gjithashtu të lidh shoqëri italiane me shoqëri Shqiptare për prodhime për eksport produktesh nga Shqipëria në Itali ose nga Italia në Shqipëri
Pyetje: Keni bërë denoncim?
Përgjigje: Kam bërë denoncim ,pamë dhe kamerat e rrugës. Erdhi policia. Pamë që makina ishte marrë në orën 21 të mbrëmjes së asaj nate .Unë e kam parkuar rreth orës 7 të mbrëmjes ndërkohë që hetimet po vijojnë por presim ndonjë rezultat.