Ndeshje deçizive për kreun, Besa pret Elbasanin, synohet fitorja

Grupi B në Kategorinë e Parë po bëhet gjithnjë e më e luftuar për rezultate. Besa e Kavajës pas humbjes në javën e kaluar përballë Tomorrit nesër do të kërkojë me çdo kusht fitoren për t’u rikthyer në garën për kreun e renditjes. 

Kavajasit e drejtuar nga Artan Mërgjyshi presin Nesër në orën 13:30 në stadiumin “Luzi 2008” Elbasanin dhe synojnë të marrin maksimumin nga ky takim dhe tri pikët janë objektivi kryesor. 

Për Besën nuk lejohen gabimet e dy rezultateve negative radhazi dhe tri pikët janë i vetmi rezultat që synohet nga kjo ndeshje pasi në dy takimet e fundit ata kanë marrë vetëm 1 pikë.

Kavaja.Net