Zherard Pike ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur, teksa zbriti sot për herë të fundit në fushën e “Camp Nou”-t si futbollist profesionist.
Me shiritin e kapitenit në krah, Pike u gradua titullar në ndeshjen ndaj Almerias, teksa e ka ndjerë menjëherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e tifozëve katalanas.
I gjithë stadium ka brohoritur në kor emrin e Pikesë, duke shprehur kështu mirënjohje dhe falenderim për kontributin e çmuar që Pike ka dhënë me fanellën e Barcelonës. Për më tepër shikoni videon emocionuese.
Klubi i tij ka publikuar edhe nje foto te futbollistit me trofetë e fituar.