Ibrahim Nezha është efektivi i Policisë së burgut të Rrogozhinës që humbi jetën nga Covid19.
Burime për Kavaja.Net bëjnë me dije se Nezha, 63 vjeç me banim në fshatin Kosova e Vogël në Lushnje ka humbur betejën me koronavirusin 2 javë pas infektimit.
Në ditët e fundit Ai ishte duke u trajtuar tek Spitali Infektiv ndërsa dje u njoftua për ndarjen e tij nga jeta dhe sot Ai u përcoll për në banesën e fundit.
Ibrahim Nexha prej më shumë se 20 vitesh ishte punonjës i Policisë në Burgun e Rrogozhinës ndërsa i duheshin edhe pak muaj për të dalë në pension.