Ndërron jetë në ditën e çlirimit në moshën 97 vjeçare ish partizani, mbesa dedikim prekës dhe sjell kujtimet me të

Sot ka ndërruar jetë Sako Keqini, bashkëqytetari jonë, ish partizan pjesë e luftës nacional-çlirimtare. Keqini u largua përfundimisht nga kjo botë në moshën 97- vjeçare dhe ishte ndër të paktët njerës të gjallë që ishin pjesë e luftës nacional-çlirimtare. Ai ndërroi jëtë në një ditë të shënuar, 29 nëntor ditën e çlirimit për të luftoi e nguloi me shokët dhe miqtë e tij.

Lajmin e hidhur për ndarjen e ish- partizan Sako Keqi e ka dhënë mbesa e tij, Erjeta Kici e cila bashkë me dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të dashur ka sjellë edhe momente prekëse nga mardhënia e tyre gjysh- mbesë duke kujtuar me emicione bisedat dhe këshillat e tij.

Mesazhi prekës i Erjeta Kici:

“Gjysh Sako ti do te kujtohesh gjithmone, sepse u largove diten e çlirimit. Diten qe ti si partizan ndihmove ne çlirimin e vendit. Ti u largove me 29 Nentor qe aq shume e deshe e aq shume e nderove.

Ti tregoje per luften, flitje per ngjarjet me aq qartesi, saqe na dukej sikur dhe ne po e jetonim me ty ato dite.

Ti u largove me 29 Nentor, ne kete mengjes te ftohte qe te ngrohesh zemren e nenes tende, qe me aq dashuri e kujtoje. Edhe pse i rritur jetim, ti sot je mes gruas qe te rriti, nene Majes. Mes njerkut qe te desh shume si djalin e tij e mes bashkeshortes tende qe te dhuroi femijet e familjen e mrekullueshme. Ato qe te rrethuan e u kujdesen per ty deri ne diten e fundit.

Une e di qe ti kishe shume per te na treguar, por jam e sigurte qe kur te ritakohemi do te jesh perseri ti qe do me hedhesh doren ne qafe e do te me thuash: ” Eja te te tregoj per partizanet. Eja te te tregoj per Shqiperine!”

Tani po te le te shkosh, por vigjelo mbi ne qe te deshem e te duam, sepse kemi ende nevoje per ty. Kemi ende nevoje per HEROIN TONE.

Kavaja sot humbi nje partizan te vertete, Sako Keqin! 💔

#ErjetaKici

https://www.facebook.com/photo?fbid=3406759376039553&set=a.579891962059656