Një i burgosur në Drenovë ka ndërruar jetë për shkaqe ende të paqarta. E.Jonuzaj u nis sot me urgjencë drejt spitalit të Korçës, por nuk arriti të mbijetojë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWebse Jonuzaj ishte dënuar me 12 vite burg, teksa i kishin ngelur edhe 4 vite për të shlyer dënimin.
Sipas burimeve, Jonuzaj njihet si person problematik nga Policia pasi është dënuar disa herë për vjedhje e plagosje.