Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve online.
Në një postim në Facebook, Vasili thotë se korrupsioni i kryeministrit Rama ka vjedhur qindra milionë euro për shërbimet online dhe rezultati i tyre është zero.
Sipas Vasilit, rezultatet e vetme të investimeve, kanë qenë miliona karta identiteti si dhe numra telefoni e targa makinash të vjedhura.
Sëfundmi, Vasili i bën thirrje SPAK për tëhetuar grabitjen e qindra milionë eurove.
Postimi i Petrit Vasilit:
Korrupsioni i Qeverise se Rames ka vjedhur qindra milion euro per sherbimet online, rezultati zero! Sot njoftohet nga Qeveria perseri bllokimi i sherbimeve publike on-line. Ku shkuan qindra milion euro investime, inaugurime dhe fjalime idiote kilometrike te Edi Rames.
Ku vajti revolucioni digital i Edi Rames, qe perfundoi ne revolucionin e hajdutllekut.
Jane vjedhur dhe shperdoruar para’ pa fund dhe rezultati ka qene nje krim i vertete:
Miliona karta identiteti,
Qindra mijra targa makinash,
Qindra mijra lista rrogash jane ne duar te krimit dhe te mafias.
Siguria kombetare e tronditur ne themel
Siguria personale e qytetare te mes te kater rrugeve
Siguria e bisnesit e shkaterruar katerciperisht.
Siguria e cdo niveli ne rruge te madhe
SPAK duhet te bente naten e dite per te hetuar grabitje e qindra milion euro me tendera per gjoja sherbimet on line te qeverise, qe kane bere te kunderten dhe kane tronditur kryq e themel çdo siguri te ketij vendi.