Ndërhyrja e paligjshme në “Prestige Resort”, Robert Rakipllari: Fushatë shumë agresive e drejtuar direkt nga kryeministri Edi Rama, ka nisur prej kohësh ndaj bizneseve të ‘Hysenbelliu Group’

Drejtori i News 24, Robert Rakipllari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka nisur një sulm të egër prej kohësh ndaj bizneseve të ‘Hysenbelliu Group’.

“Kjo nuk është përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë si propagandohet se nuk ka asnjë njoftim, që kompania të marrë masat vetë, ai resort është me leje, kryeministri ka qenë vetë aty” theksoi Rakipllari.

“Kjo është kulmi i një fushatë që shteti e qeveria ka ndërmarrë ndaj bizneseve të ‘Hysenbelliu Group’ që garantojnë pavarësinë dhe lirinë e këtij tekevizioni, mediave, News24 24, Balkan web e Panorama.

Fushatë që ka nisur prej kohësh shumë agresive e drejtuar direkt nga kryeministri Edi Rama.

Se ne jemi gazetarë dhe kemi të dhënat tona, të gjithë drejtuesit e institcioneve janë vënë nën urdhër politikë për të sulmuar këto biznese dhe për të goditur dhe shantazhuar linjën editoriale dhe pavarësinë e mediave.

Këto pamje të shëmtuara, më kujtojnë sulmin që Berisha i bëri gazetës “Koha Jonë”.

Kjo nuk është përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë si propagandohet se nuk ka asnjë njoftim, që kompania të marrë masat vetë, ai resort është me leje, kryeministri ka qenë vetë aty.

Një shtet demokratik bën disa procedura, jep një afat, kjo nuk ndodh duke tmerruar punëtorët dhe turistët”, tha Robert Rakipllari.