Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Jul Deda: Sot u trishtova, njerëzit si ti nuk harrohen kurrë


Aktori i humorit Jul Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit Koço Devole.

Deda ka ndarë një foto krah Devoles.

Ai shkruan se sot u trishtua nga ky lajm ndërsa shprehet se Koço Devole dhuroi gjithë jetën kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm.

“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithe jeten tende na dhurove kenaqesi, te qeshura dhe profesionalizem te larte ne ushtrimin e artit tend. Faleminderit per gjithçka mjeshter.

Udheto i qete per ne boten tjeter, njerez si ti nuk harrohen kurre. U prehsh ne paqe Artist”, shkruan Jul Deda në rrjetet sociale.