David Alaba është gati të nisë aventurën e re në karrierë. “Xholi” austriak i jep sot fund aventurës 11-vjeçare me bavarezët.
Real Madrid qëndron në “pole position” për të siguruar shërbimet e tij.
Shoku i qindra betejave dhe shumë trofeve të fituara, Thomas Muller ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur 28-vjeçarin e krahut të majtë.
“Nuk e di me 100% se me cilin ekip do të luash sezonin e ardhshëm, por nuk ka fare rëndësi: do të pendohesh.
Nëse do të përballemi bashkë, do të të marr me shkelma by***ve“, shkruan Muller në rrjetet sociale.