Paraditen e kësaj të premteje ka ndërruar jetē në njē spital privat në Tiranë nënkryetari i bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi.
37-vjeçari pësoi para disa ditësh një goditje celebrale dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë e të rëndë. Ndonëse pas operacionit 37-vjeçari u raportua në gjendje të qendrueshme, sot ai nuk e fitoi dot betejën me vdekjen.
Saraci ishte një nga drejtuesit e mirënjohur nē sektorë të rëndësishëm tē bashkisë së Elbasan. Ai kishte mbaruar studimet për gjuhën Frenge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe kishte kryer Masterin për Shkencat politike në Belgjike.
Gjatë periudhës 2006-2007 ishte mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin dhe në periudhën 2011 -2013 ishte drejtor i i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.
Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mbante edhe gjatë këtij viti.