Një anëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është ndarë nga jeta ditën e sotme. Bëhet fjalë për nën/tetar Erjon Naskan. Kanë qenë miqtë dhe të afërmit e tij të cilët kanë komunikuar humbjen e jetës së nën/tetar Erjon Naskas.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ata shkruajnë se do t’u mungojë përjetë ‘zemërluani i togës së parë’. Deri më tani nuk ka një komunikim zyrtar të shkaqeve që kanë çuar në ndarjen nga jeta të anëtarit të Forcave të Armatosura, por dyshohet se bëhet fjalë për një arrest kardiak.
Postimi i plotë:
“Na trishtove pa fund N/Tetar Erjon Naska. S’duam ta besojmë që ti s’je më pranë nesh, pranë togës së parë, pranë kompanisë së parë…Zemërluani i togës së parë, djali që nuk prishte kurrë qejf, djali që u jepte moral të gjithëve…më mungon pafund shoku im, miku im vëllai im…qofsh i xhenetit Zoti të pastë pranë vetes.”