Myftinia e Kavajës ka organizuar për Natën e Kadrit një Iftar për të miturit në IEVP Kavajë.
Nën kujdesin e Myftiut Besnik Leçini të rinjë që vuajnë dënime për vepra penale të ndryshme të gëzojnë këtë ditë të shënuar në Muajin e Ramazanit.
Mesazhi i Myftiut Besnik Leçini:
Ishte kënaqësi që myftinia Kavajë organizoi sonte një iftar për të miturit në IEVP Kavajë.
Duke falënderuar imam Festin për ligjëratat javore në këtë institucion dhe angazhimin në iftarin e sotëm e lusim Allahun xh.sh që t’i udhëzojë dhe t’i bëjë të dobishëm!
Falënderojmë drejtuesit e institucionit për bashkëpunimin.