“Na kanë shpallur luftë si fis”! Flet njëri prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit në Bulqizë: Djalit i vunë armën në kokë, mua më rrahën…


Zbardhen detaje të reja nga atentati me breshëri plumbash në Bulqizë. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e “BalkanWeb”, Enver Doçi, njëri prej kushërinjve që ndodhej në mjetin, që u qëllua me breshëri plumbash, rrëfen ngjarjen e tmerrshme, ndërsa tregon dhe si ka nisur konflikti me autorët.

Shaqir Tollja, i cili fatmirësisht iu shpëtoi plumbave bashkë me kushëririn Erlind Tollja, rrëfen ekskluzivisht për “BalkanWeb” se konflikti me autorët ka nisur pasi janë ndarë me fabrikën e kromit në Bulqizë dhe prej atëherë ka pasur sulme ndaj fisit Tollja.

“Më 12 gusht të këtij viti ka pasur një konflikt me kushërinjtë tanë. Më 18 gusht, më ka kapur fëmijën tim 15 vjeç dhe ma ka kërcënuar, i ka vënë armën në kokë. Bëra denoncim në polici dhe na thanë se nuk është një ngjarje tragjike. Më 9 shtator më rrahën mua në 6 e gjysmë të mëngjesit, vetëm se kishim bërë denoncimin për djalin. Ishte vetë i katërti, të maskuar, nxorën armët e më rrahën. Unë isha duke shkuar në punë, më dolën në afërsi të xhamisë, në qytet të ri.

Sot isha duke ikur për punë. Autorët ishin me një “Toyota Land Rover”. Nuk e dimë kush qëlloi nga brenda makinës, pasi ishte me xhama të zinj. Ne i njohim autorët. Ne kërkojmë nga shteti që të zbardhet sa më shpejt ngjarje, që të mos bëjmë ndonjë të pabërë, se dhe ne mund të hakmerremi. Jemi një fis i tërë që rrimë me frikë prej tyre, pasi ata na kanë shpallur luftë”, tregoi Tollja, rrëfen “BalkanWeb”./Bw

https://www.youtube.com/watch?v=EzlY2BX8HyM&feature=emb_title