MYFTINIA KORÇË SHPËRNDAN 300 PAKO USHQIMORE
Myftinia e Zonës Korçë, më dt. 6-7 prill 2022, në javën e parë të Muajit të Bekuar të Ramazanit, falë bashkëpunimit të frytshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” ju erdhi në ndihmë 300 familjeve besimtare dhe atyre me vështirësi ekonomike për qarkun e Korçës.
Në Xhaminë e Re të Korçës u bë shpërndarja e pakove me ushqime për familje me vështirësi ekonomike dhe besimtarët e xhamive të qytetit. Pakot ushqimore ishin të bollshme, rreth 70 kg. secila për person. Shpërndarja u bë edhe në zonat e tjera si Erseke, Maliq, Pojan, Voskop, Dvoran, Qatrom, Zvezde, Pogdorie etj.
Myftiu i Zonës Korçë H. Ledian Cikalleshi, në fjalën e tij në nisjen e aktivitetit të shpërndarjes theksoi se “Fokusi i këtyre ndihmave ka qëne ndihmesa e familjeve besimatare që janë në nevojë dhe jo vetëm. Falenderojmë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe Ambasaden e Arabisë Saudite për këtë bashkëpunim kaq të frytshëm që bëri të mundur realizimin e kësaj bamirësie në Muajin e Ramazanit”.
Aktiviteti u pasqyrua edhe në mediat lokale.