Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta. Ky i fundit tha se Basha i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.
Basha i bëri thirrje kreut të shtetit që të tregojë se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale.
“Rama padiskutim është armiku i Shqipërisë. E vërteta është që Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, dhe në Europë. Ka shkallë të lartë emigracioni në Europë. Unë jam pyetur për episode të caktuara për Metën. Është e vërtetë e pamohueshme që e di çdokush që futja e Ilir Metës, në dy javët e fundit në fushatë elektorale, ishte një dëm i madh. Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar. S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, -pohoi Basha.