Motra e Klodian Rashës ka ardhur nga Italia për të varrosur të vëllain dhe për të protestuar.
Bora Rasha thotë se i vëllai nuk kishte asnjë problem me drejtësinë dhe ishte djalë i mirë, prandaj familja e saj kërkon drejtësi.
Ajo thekson se Policia nuk ka qëlluar as në ajër dhe është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe në zemër.
‘’Ai është vëllai im, nuk ka pasur asnjë problem. Ai kishte sjellë hurma dhe më pas erdhi i vdekur në shtëpi.
Ka qenë deri në 11.30 me shokët e vet, ishte aty. Pastaj tha po shkoj për të blerë cigare sepse rrinë 24 orë. Për çfarë është qëlluar vëllai im.
Familja ime kërkon të drejtën, do të dijë se pse është vrarë. Vëllai ishte larguar 20 minuta larg nga shtëpia.
Ai ka qenë djali i mirë, i rregullt, i fejuar. Një vajzë nga Dibra, por që jetoni në Tiranë. Kur unë erdha tani, nuk e takova gjallë.
Kam dhe dy vëllezër, ai ishte vëllai i vogël.Duam të dimë se pse është vrarë, kur policia nuk ka qëlluar as në ajër. Ai është vrarë me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër’’- tha Bora Rasha.