Motra e Ilvi Metës, të riut që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme brenda ambienteve të komisariatit të Kavajës, ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në “Top Story”.
Motra e Ilvit, Irena tha se herën e parafundit që u shoqërua në polici është shoqëruar nga një efektiv policie.
“Për dy ditë do kalonte në Greqi, Kohët e fundit ka marrë një kërcënim nga një punonjës policie. Kur u arrestua herën e parafundit ishte një armë lodër, e kanë mbajtur dy orë. Një polic që e kishte inat i thoshte këtë herë ‘më ike por do vijë dita që do më biesh në dorë’. Që aty e dy viteve nuk ka pasur asnjë probleme”, tregoi motra e Ilvi Metës në “Top Story”, teksa tha i se vëllai nuk i kishte treguar se cili polic e kishte kërcënuar