Motori humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Himarë-Sarandë në afërsi të zonës së quajtur “Ura e Borshit”.

Sipas policisë, një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale A.B. 40 vjeç.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë,  në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B.,  40 vjeç,  banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.