Dimri po afron dhe në zonat malore ngrohja bëhet kryesisht me dru, por edhe për këtë është rritur çmimi. Për këtë ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.
I revoltuar, në një postim në Facebook ai thotë se është grabitje e madhe që çmimi i druve të zjarrit të shkojë nga 3500 në 7000 mijë lekë metri.
“Po si nuk doli njëri tu bëjnë llogarinë. Sa naftë e sa benzinë harxhoni që nga 3500 lekë e keni çuar çmimin e druve 7000 leke; 200%!!!! Është grabitje dhe grabitjet ndëshkohen”, shkruan Braçe.
Reagimi i Erion Braçes
PO ÇMIMIN E DRUVE TE ZJARRIT
PERSE E RRISNI???
Cfare do thoni, eshte rritur cmimi i ushqimit per pemet?
Mos u beni idiote!
Do thoni qe eshte rritur euro dhe dollari edhe me shume?
Mos u beni qesharake!
Aaaaaa pooo, eshte rritur nafta per transport dhe benzina per sharra;
Kete do thoni?
Po si nuk doli njeri tu bejne llogarine;
Sa nafte e sa benzine harxhoni qe nga 3500 leke e keni cuar cmimin e druve 7000 leke;
200%!!!!
Eshte GRABITJE E GRABITJET NDESHKOHEN!