Një situatë kaotike është krijuar në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me njëri-tjetrin.
Edmond Spaho është përplasur me Gazment Bardhin.
Mes Spahos dhe Bardhit ka pasur një debati të ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.
Për disa minuta u ndërpre dhe raportimi i drejtorit të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave.
“Zotërinj deputetë ju lutem vijojmë me raportimin”, tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla më pas.
Shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open nga Gazment Bardhi, që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro”.
Një prej deputetëve të përmendur është pikërisht Edmond Spaho, ndaj dhe duket se kjo e ka çmendur.
Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët:
“Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mijë euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj”.
Në fakt, këta 4 emra u përmendën nga gazetarët, jo nga Bardhi, i cili ka bërë denoncimin, por pa bërë publik emrin e deputetit.