Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos e shesin votën.
Duke iu referuar një portali të ngritur nga KQZ për të denoncuar rastet korruptive të shitblerjes së votës, ambasadorja e SHBA, iu bën thirrje qytetarëve të mos ia dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve.
“Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, deklaron Yuri Kim.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi postoi më herët linkun e portalit ky qytetarët mund të denoncojnë rastet korruptive.
“Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerjes së votës!
Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021 “𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞”- 𝐊𝐐𝐙!”