Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj kanë pasur një moment të sikletshëm në foltore. Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama si kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj ashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me të.
I pari ka mbërritur Alibeaj në foltore, pak sekonda pas tij Berisha. Ky i fundit nuk ka dashur ta lërë Alibeajn të flasë dhe e ka shtyrë madje për të folur vetë. Alibeaj është larguar, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën as Berishës. Shihni momentin.