“Mohoi publikisht gjenocidin”, Tedi Blushi publikon videon: Rama vendosi traun dhe i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë para për të hyrë në tokën amë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ndarë në rrjete sociale një video të kryeministrit Edi Rama të mbajtur në qershor të 2009.

Blushi shkruan se kryeministri Edi Rama vendosi traun dhe i detyroi shqiptarët e Kosovës të paguajnë para për të hyrë në tokën amë.

Statusi:

Ndiqni shpërthimin publik, me zë dhe figurë, të Edi Ramës në 11 qershor 2009 kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës, kur u deklaronte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!

Pasi nuk e ndali dot ndërtimin e saj, Edi Rama u vendosi traun dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, ndonëse e kanë paguar me gjak dhe sakrifica këtë bashkim me Shqipërinë.

EDI RAMA E URREN KOSOVËN, ndaj e mbështeti idenë e ndarjes së saj, mohoi publikisht gjenocidin, flet për dy kombe (shqiptar dhe kosovar) dhe përkrah sot “Ballkanin e Hapur”!