Gazetari Eni Ferhati ka bërë me dije se kanë rënë në pranga 2 mjeke dhe një infermier të cilët kanë mjekuar në banesë Nuredin Dumanin duke mos e kallëzuar në polici.
Në emisionin “Ne Shenjestër”, Ferhati tha se në pranga ka rënë edhe një shtetase kosovare që ishte shoqëruesja e Dumanit, e cila kishte marrë edhe një banesë me qira.
Janë arrestuar 2 infermierë dhe 1 mjek që kanë bërë edhe kurimin e Dumanit. Mjekët kanë shkuar në banesë. Në pamjet shikohet se plaga e tij është e mire mjekuar dhe mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Është dalur edhe një shtetase kosovare që ka shoqëruar atë në ditët në vijim si dhe disa që kanë rolin e ndërmjetësit mes mjekëve.
Banesa në katin e katërt të pallatit kishte 10 ditë që ishte marrë me qira nga shtetësja kosovare. Dumanit i është sekuestruar edhe një telefon i inkriptuar, një telefon që do i hedhë dritë me kë ka komunikuar ai.