Mjeku i Egnatias, Emiljano Bizhdili, ka shpëtuar jetën e një tifozi të Skënderbeut, gjatë ndeshjes së luajtur në Korcë.
Një tifoz korcar ka rënë nga shkallët e stadiumit dhe pati futje të gjuhës brenda, ndaj ndërhyrja e shpejtë e mjekut të skuadrës rrogozhinase ka rezultuar shpëtimtare.
Përkushtimi, profesionalizmi i mjekut Bizhdili, në prani edhe të stafeve mjekësore të dy skuadrave, e riktheu në jetë tifozin korcar, i cili pastaj u dërgua me urgjencë në spital, me aumbulancën që asistonte ndeshjen Skënderbeu-Egnatia.
Për pasojë, ndeshja u ndërpre.
Kjo është Egnatia, një klub model edhe në këtë drejtim, mjeku i së cilës shndërrohet në hero në Korcë, duke shpëtuar jetën e tifozit të Skënderbeut.
Jo më kot fansat korçar e duartrokitën dr. Emiljano Bizhdillin!