Mjekët ngrenë alarmin se përdorimi i antibiotikëve për të prekurit me covid është rritur, kjo gjë pohohet edhe nga farmacistët.
Ata thonë se kjo rritje e interesimit vjen edhe si pasojë e virozave të tjera të stinës.
Duke e parë si zgjidhje antibiotikun, disa pacientë drejtohen në farmaci për ta marrë atë pa recetë.
Megjithëse nuk ka ende një protokoll të përcaktuar për kurimin e të prekurve me covid, antibiotiku dhe kortizoni shihen si një mundësi për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të pacientëve me covid.