“Mirë se vini në Shqipëri, bukë, kripë dhe…”/ Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës më 6 dhjetor, mesazh edhe evropianeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor.

Në një status në “Facebook”, Berisha i bën thirrje qytetarëve që të bashkë më 6 dhjetor në orën 12:00 për të protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Berisha e ka shoqëruar statusin e tij edhe me një foto me tekst në anglisht ku shkruhet: “Mirë se vini në Shqipëri. Bukë, kripë dhe…korrupsion i përzemërt i Edi Ramës”.

Mesazhi

Protestojmë të gjithë bashkë!

6 dhjetor, ora 12:00

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”