Ministrja Kumbaro jep këshillat në takimin me operatorët turistikë, Krali: Kavaja gati të presë turistë

Mesazhi i Redjan Kralit:

Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Prefektin e Qarkut Tiranë Afrim Qëndro, KryeBashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe operatorët/menaxherët e strukturave hoteliere të zonës u takuam për të diskutuar dhe koordinuar sëbashku nisjen e sezonit të ri turistik! 

Kavaja jonë ka fatin të ketë një nga vijat bregdetare 🏖 më të gjata në Republikë duke favorizuar kështu atë që është baza kryesore e ekonomisë tonë lokale dhe jo vetëm, Turizmin! 

📌Që të vazhdojmë të jemi zgjedhje e parë e turistëve vendas dhe të huaj edhe për këtë vit nuk mjaftojnë vetëm resortet dhe hotelet cilësore. Duhet gjithashtu infrastrukturë dhe pastërti ♻️

Për të parën na ka dhënë një krah të rëndësishëm Qeveria me investimet e mëdha dhe serioze që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në zonën bregdetare 💪 

📍Për pastrimin duhet bashkëpunimin dhe ndërgjegjësim nga të gjitha palët përveç punës tonë të përditshme në terren 🚯♻️🚮

Dielli 🌞 dhe Deti 🌊 janë kartvizita më e bukur e jona! Me punë dhe përkushtim patjetër që sezoni turistik do jetë i mbarë dhe i suksesshëm 🥰

Mesazhi i Ministres Mirela Kumbaro:
Koordinohemi me turoperatorët dhe menaxherët e strukturave hoteliere në #Durrës dhe në #Kavajë për porositë e sezonit turistik, që na gjen gati dhe shpresëplotë se do të jetë i mbarë e i suksesshëm ☀️🏖⛱
👉🏻Në të dyja këto bashki dyfishojmë kapacitetet e pastrimit përgjatë bregdetit nga qershori deri në shtator 🧹♻️ Konfirojmë po ashtu si kudo edhe detyrimin e vrojtuesve bregdetarë për plazhe të sigurta, po aq sa të pastra 🌊✅ 
#DuaShqipërinëEPastër💚
#VisitAlbania✈️