Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka zhvilluar një vizitë në pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore në Gosë të Rrogozhinës ku u takua me drejtues dhe fermerë.
Në këtë takim Ekonomi vlerësoi punën e fermerëve ndërsa theksoi se falë punës së ketyre pikave janë rritur eksportet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Mesazhi në Facebook:
Me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, u takuam me fermerë e drejtues të pikave të grumbullimit ku vlerësova punën e mirë që kanë bërë për orientimin e fermerit drejt kërkesës së tregut vendas e të huaj, falë së cilës kemi një rritje të eksporteve bujqësore me 17 % në 6-mujorin e parë të këtij viti.
I garantova ata se do të vijojmë me skemat mbështetëse, ndërsa në portalin e-albania mund të aplikohet për përfitimin e Statusit të Eksportuesit të Miratuar.
#MBZHR
#DoganaShqiptare
#LehtësiraPërFermerët
#RrisimEksportet