Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka vizituar sot Kavajën ku ka pasur nje takim me fermerët e zonës.
Takimi ka ardhur pak dit pas prezantimit të paketës së rezistencës, kur për fermerët qeveria ka parshikuar rimbursim të naftës.
Ministrja Krifca u ka dorëzuar fermerëve kartat për përfitimin e naftës falas për bujqësinë.
Mesazhi i Ministres:
✅ Sot në zyrën e bujqësisë së Kavajës vijoi shpërndarja e kartave të naftës falas tek fermerët.
✅ 27 mijë fermerë përfitues të naftës që do të pasohen dhe nga 9 mijë fermerë të tjerë, brenda shtatorit, me buxhetin e ri prej 500 milionë leke vënë në funksion të prodhuesve tanë.
Bashkë për Bujqësinë
Bashkë për Shqipërinë