Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS, pasi falënderoi panelistët, kërkoi ndjesë për “diellin e tepruar”.
Ka qenë kjo frazë e ministres që ka qarkulluar më pas në rrjetet sociale duke e vënë në “shënjestër” sërish për gafa gjatë fjalimeve të saj.
“Do ta mbyll me kaq, do falënderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar, por ia keni dalë më së miri dhe besoj se të gjithë të rinjtë kanë mësuar disa gjëra të reja…”, tha ajo.