Petrit Limos Malaj, ministri i Financave dyshohet se përmes biznesit të tij të kontraktuar nga INSTAT, manipuloi të dhënat e censusit 2023 si për shifrën e popullsisë por edhe të dhëna të tjera.
PD, përmes një investigimi ka gjetur se bizneset e familjes së tij kanë qënë partner në census. “Por, a mund të besojnë shqiptarët te performanca gjatë ushtrimit të detyrës në respekt të ligjit kur Malaj kontriboi në nxjerrjen e të dhënave të censit skandaloz e të pavërtetë apo për ushtrimin e detyrës në shkelje të ligjit për konflikit e interesit neni 35”, tha zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli.
DETAJE/ Ministri Malaj rezulton i lidhur me këto biznese private:
1.BDO Albania shpk në pronësi edhe të familjarëve me administrator babain dhe motrën e tij.
Vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.
2. PBM shpk në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në Korrik 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij (kontrata e shitjes përmendet si numër dhe datë, por nuk është e depozituar në QKB për pasqyruar detajet e shitjes).
Kompania BDO Albania ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë.
Dhe sipas Spending Data ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durrës.
Është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqënies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit.
Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur:
marëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019;
Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022
Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023
Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024.
Pas sulmit kibernetik në INSTAT, më 7 shkurt 2024 Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk u prekën, sepse nuk ndodheshin fizikisht në INSTAT, por në një vendndodhje fizike jashtë INSTAT.
Në 31 Korrik 2024 Petrit Malaj kreu betimin e marrjes zyrtare të detyrës si ministër i Financave.