Ministri i Drejtësisë flet për korrupsionin, Ulsi Manja: Kemi kërkuar hetim për më shumë se 100 zyrtarë


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se lufta kundër korrupsionit është prioritet i prioriteteve në luftën kundër korrupsionit. Në fjalën e tij në një aktivitet të organizuar për korrupsionin në drejtësisë, Manja deklaroi se deri tani janë bërë 15 kallëzim penale nga njësia anti-korrupsion dhe kanë kërkuar hetim disiplinor për mbi 150 zyrtarë.

“Përmes ankesave të ardhur në drejtorinë antikorrupsion  kemi hedhur dritë mbi shumë raste abuzive. Në saj të kësaj pune hetimore kemi dërguar më shumë se 15 kallëzime penale dhe kemi kërkuar hetimin disiplinor të mbi 100 zyrtarëve

Këto raste të hetuara do të trajtohen me seriozitetin e duhur nga institucionet e drejtësisë së re.

Ne kemi identifikuar vatra të nxehta ku shfaqen rëndon fenomene abuzive. Kemi evidentuar që prapa një denoncim qëndron zvarritje e shërbimeve për qytetarët.

Kemi vërejtur neglizhencë të autoriteteve. Të gjitha këto na kanë mundësuar që sot të ushtrojmë vigjilencë dhe të vlerësojmë nivelin e riskut për spektrin e veprimtarisë së institucioneve ku niveli i korrupsionit është i lartë.

Mendojmë se sot më shumë se kurrë parandalimi i korrupsionit është kryefjala e punës tonë”, u shpreh ndër të tjera ministri i Drejtësisë.