Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezanton 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë. Ministri Hoxha ka folur sot për reformën në polici dhe emrat e rinj të Drejtorive të Policisë.
“Sot përmbyllet një tjetër fazë bazuar në reformën më të re për emërimin e drejtuesve të policisë në qarqe. Kemi 12 drejtues të rinj të dalë nga ponkursi ku morën pjesë 43 konkurrentë”, tha ministri Hoxha duke iu lënë porosi për zbatimin e detyrës.
“Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë. Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri”, u shpreh Hoxha.
LISTA ME 12 DREJTUESIT E RINJ
Drejtor i Policisë së Tiranes Elton Alushi
Drejtor i Policisë së Durrësit Vilson Bala
Drejtor i Policisë së Fierit Skënder Hitaj
Drejtor i Policisë Elbasan Fatmir Hoxha
Drejtor i Policisë Shkodër Fatmir Lleshaj
Drejtor i Policisë Korçë Erion Ahmeti
Drejtor i Policisë Vlorë Elidon Çela
Drejtor i Policisë Lezhë Altin Mena
Drejtor i Policisë Gjirokastër Altin Merizaj
Drejtor i Policisë Berat Luigj Vathi
Drejtor i Policisë Kukës Gentian Berberi
Drejtor i Policisë Dibër Artion Duka