Sezoni i plazhit ndodhet afër por moti ka rezervuar surpriza në Kosovë.
Edhe pse jemi në muajin qershor, në disa komuna të larta malore të Kosovës ka rënë dëborë.
Dëbora ka mbuluar bjeshkët mbi trevën e Opojës si dhe disa fshatra të Gorës në Dragash.
Në Komunën e Dragashit nuk janë të pazakonta reshjet e borës edhe gjatë muajve të Pranverës.