Meta publikon fotot e ndërtimeve te zona e Liqenit: Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar dy foto nga zona e Parkut të Liqenit në kryeqytet, në dy intervale kohore të ndryshme, e ku shihen ndërtimet e kryera.

Meta thotë në statusin e tij në rrjetën sociale se Rilindja në pushtet po shkatërron gjelbërimin e shpresën, e këto foto janë dëshmia.

POSTIMI I ILIR METËS

Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.
Fotot janë demaskimi asgjesues se ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve.
“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, Bertolt Brecht.