Meta: Ndaloni grabitjen te inceneratori! Vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat e pedagogëve dhe studentëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve.

Ai rikujtoi se në vitin 2001 kur ishte kryeministër situata ekonomike ishte e vështirë, por ai vendosi të rriste pagat për pedagogët 45% deri në 50%.
“Edhe në vitin 2001, situata ekonomike ishte e vështirë, por unë si Kryeministër vendosa të rrisja pagat për pedagogët 45% deri në 50%.

Ndaloni grabitjen te inceneratori dhe vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve”, deklaroi Meta.