Ti mor Covid na preve në besë,
na more njerëz të dashur,
e na le, pak shpresë,
more njerëz të mirë, të afërm e mësues,
Çdo ditë marrim lajme që botën na e përmbys.
Qëllon pas shpine me plumb prej gjakatari, godet zemra njerëzish te mira prej ari,
I tillë ishte presor Ylli që ti s’na e kurseve,
e shpirti i tij shkoi përtej reve.
Përtej reve në i qiell i amshuar,
me djalin e tij Fredin për ti’u bashkuar.
InshaAllah atje parajsa ju pret,
në përjetësi për t’ju bërë mbret.
E mira do ta mund të keqen,
E covid do te shkojë,
Me shpresën në Zot këtë të pabesë,
do të na e largojë.
Do të fitojë jeta e do të fitojë njerëzia
E ju do kujtoheni përherë për veprat e mira.
p.s. kushtuar babait te mikut tim Fredit dhe profesorit tim të dashur Ylli Xhaferrit. Je krenaria e qytetit. Do te kisha dashur shume te te shihja si drejtues te qytetit e pse jo perfaqesues ne parlamentin e Shqiperise por jeta keshtu qenka. Nuk jam ndonje shkrues i mire por keto reshta me dolen prej shpirtit dhe doja ti ndaja me miqte.
Qofsh i Xhenetit Firdeus presor Ylli.
Për profesorin tim Ylli Xhaferri.
✏️Flori Gosa 15.11.2020.