Një mesazh erdhi në telefonin e Blendi Fevziut këtë të martë, duke pretenduar se janë hakerat që kanë sulmuar faqen e KQZ-së. Gazetari e lexoi mesazhin gjatë emisionit “Opinion”, ku thuhej se sulmi ishte kryer për shkak se KQZ nuk ndëshkon hiletë në zgjedhje.
Edhe pse ku mesazh ishte dërguar nga jashtë vendit, Fevziu tha se kjo gjë duhet verifikuar nëse realisht kemi të bëjmë me grupin e hakerave që kanë sulmuar KQZ-në.
Blendi Fevziu: Kam marrë një mesazh tani, por duhet ta verifikojmë thotë “jemi Albanian Cyber Crew, që kemi sulmuar faqen e KQZ-së”.
Armand Shkullaku: Për çfarë e sulmojnë atë faqe?
Blendi Fevziu: Ku e di unë? “Për hiletë”, thotë. “Që KQZ nuk po ndëshkon hilet në zgjedhje”.
Armand Shkullaku: KQZ-ja nuk nxjerr dot pjesëmarrjen o Fevzi çfarë të sulmojnë kot!
Blendi Fevziu: Duhet verifikuar. Është numër nga jashtë në fakt.