Nje tjeter koleg bie ne krye te detyres nga Covid. Megjithese ne pension, ju pergjigj thirrjes dhe nevojes se spitalit Kavaje per te vazhduar punen si neuro-psikiater. Te qofte dheu i lehte Dr.Meti. Allahu na bashkofte ne xhehnet!
Kavaja.Net informoi më herët se Covid19 i merr jetën një tjetër mjeku. Sot është ndarë nga jeta Doktori Mehmet Demrozi. Mjeku neurolog i Spitalit të Kavajës nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin për tu larguar përgjithmonë.
Pas përkeqësimit të gjendjes, Demrozi, 73 vjeç ishte intubuar në një spital privat por nuk mundi ta mposhte virusin. Qoftë i Xhenetit 🤲