Një autobus ka marrë flakë në autostradë Rrogozhinë-Durrës, afër qytetit të Kavajës. Mësohet se nuk ka të lënduar pasi dhe drejtuesit dhe pasagjerët kanë shpëtuar.
Nga pamjet duket se autobusi është në anë të autostradës dhe flakët kanë përfshirë pjesën e përparme tëtij. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Kavajë/Informacion paraprak
Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.