Merr flakë bombola e gazit, shkrumbohet banesa dykatëshe në Mirditë

Një banese dy katëshe u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Njësinë Administrative Kthellë të Mirditës.

Nga burime bëhet me dije se shkak i zjarrit në banesë është bërë bombola e gazit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse duke ndërhyrë në kohë për shuarjen e flakëve dhe përhapjen e mëtejshme në katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.