Lajmi i një 7-vjeçareje e cila ka humbur jetën në Himarë pasi është goditur nga një gomone e drejtuar nga Arian Tase, Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka tronditur opinionin publik.
Gazetarja Esmeralda Keta, e cila ka qenë shumë pranë vendit të ngjarjes, ka rrëfyer detaje rrëqethëse të tragjedisë ku humbi jetën vogëlushja.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka treguar se trupi i vajzës ishte në atë gjendje që askush nuk merrte guximin të hynte në det e të mblidhte trupin e të voglës.
Ndërkohë sot, një ditë më pas, gazetarja, tregon vendin ku ndodhi tragjedia. Pranë vendit ku u nxor trupi i pajetë i vajzëz është vendosur një kukull.
“Mëngjes i trishtë sot në Potam…
Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…
Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë
Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”, shkruan ajo.