Nuk arritën të vinin në jetë një mrekulli, por Shqipëria dhuroi një paraqitje pozitive përballë Italisë, për fat të keq dolën duar bosh nga kjo sfidë e parë në “Euro2024”. Kristjan Asllani ndjen keqardhje për këtë fakt, mbi të gjitha për tifozët kuqezi që ishin të pranishëm në Iduna Park:
“Patëm atë rasti ne fundit që nuk barazuam dot. Gjetëm golin shpejt, pastaj u ulëm shumë pas dhe Italia ka një mbajtje topi të mirë, ata janë kampionët. Ne vrapuam shumë, por luajtëm deri në fund. Erdhi ai rasti i fundit dhe e devijoi Donnarumma, sikur të shënonim. Vazhdojmë, por më vjen keq për tifozët që kanë bërë këtë gjë të madhe si brenda si jashtë stadiumit.