Me pushime në Shqiperi, mbytet duke u larë turisti 43-vjeçar

Një turist është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kuështë mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.