“Më ofenduan dhe qëllova”, vrau dy motrat në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Frekuentohesha me të dyja, me Zhanetën isha i lidhur, por…

Detaje të reja nga vrasja e dy motrave në zonën e “Astirit” që tronditi dje Tiranën. Kristina Bardhi, 53 vjeç dhe Zhaneta Metanit, 45 vjeç u vranë dje me automatik nga 59-vjeçari Përparim Ademi dhe vazhdimi i lidhjes me një prej motrave duket se ka qenë motivi i krimit të dyfishtë.

Wood Flavour

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia në vendngjarje gjeti 26 gëzhoja kallashnikovi, armë me të cilën autori kreu vrasjen. Pas krimit autori e la armën në apartament me karikator të zbrazur dhe u largua më këmbë. Dy orë nga ngjarja ai u kap pranë shkollës Vasil Shanto në Tiranë.

DËSHMIA
Përparim Ademi (Tela) ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pohuar në polici se ishte i lidhur me Zhanetën, por distancimi i saj dhe njohja me dikë tjetër duket se ka sjellë dhe vrasjen. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, 59-vjeçari ka deklaruar se është i martuar, por njëkohësisht dhe kishte lidhje me 45-vjeçaren.

“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori.

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe një të afërm të autorit.